Futboll La Liga Sport

STRATEGJIA E RE/ Nuk ka më shpenzime marramendëse, Barcelona bën merkato “low cost”

E kushtëzuar nga problemet e mëdha financiare, te Barcelona kanë vendosur të ndryshojnë stretegji në merkato. Barcelona është duke kërkuar në treg lojtarë me parametër zero. Objektivat janë disa, duke nisur që nga mbrojtësi i Çelsit, Azpilikueta.

Për të po flitet shumë në zyrat e Barçës. Sipas “Mega”, klubi katalanas dhe mbrojtësi kanë rënë parimisht dakord mes tyre për një kalim në verë të tij në “Camp Nou”.

Në rast se nuk do të ketë ndonjë ndryshim plani deri në fundin e sezonit, Azpilikueta pritet të firmosë me Barçën deri në 2025. Azpilikueta nuk është i vetmi mbrojtës i Çelsit, kontrata e të cilit me klubin londinez përfundon në fund të sezonit dhe që i intereson Barcelonës.

Drejtori i Barçës, Mateu Alemani po ndjek me interes dy mbrojtësit e tjerë të “Bluve”, Andreas Kristensen dhe Antonio Rydiger. Por në Spanjë e kanë të qartë se gara për danezin dhe gjermanin do të jetë e ashpër, pasi shumë klube të tjera në Europë janë gati t’i ofrojnë kontrata më joshëse.

Nga ana tjetër, një emër i ri i shfaqur së fundmi në planet e Barçës për mbrojtjen është ai i gjigantit të Bajernit, Niklas Zyle, i cili ka vendosur të largohet nga bavarezët në fund të sezonit.

Mbrojtësi i fundit në axhendën e Barcelonës është Nusair Mazraoui, mbrojtës i djathtë i Ajaksit, i cili po ashtu ka vendosur të mos rinovojë me klubin holandez.

Në mesfushë emri më i lakuar është ai i Frenk Kesit nga Milani. “Catalunya Radio” ka bërë me dije se bisedimet janë në një fazë mjaft të avancuar. Ndërsa për sulmin emri më i përfolur është ai i juventinit, Alvaro Morata.

Related posts

JUVENTUS NIS OPERACINON “SPASTRIMI”/ Ja kush mund të jetë i larguari i parë

Delo.autor

“MERITËN PËR FITOREN E KANË LOJTARËT”/ Trajneri Sormani: Kemi ndryshuar shumë, e dominuam kundërshtarin…

Delo.autor

Reina do të zhvillojë vizitat mjekësore te Milan, Donnarumma drejt largimit

Q.Autor

Leave a Comment