Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Dembélé ndryshon kartat në tavolinë me Barcelonën, ja situata e rinovimit…

“Dembélé, lojtar pokeri”. Ky është titulli i gazetës sportive franceze “L’Equipe”. Referenca është për francezin e Barcelonës, përfaqësuesit e të cilit kanë ndryshuar kartat, duke i përsëritur klubit katalanas se sulmuesi është tërësisht i fokusuar te Blaugranat dhe synimi i tij është rinovimi i kontratës që po skadon.

Kujtojmë se Dembele është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Xavi në ndeshjet e fundit. Drejtori sportiv Alemany konfirmoi përjashtimin e francezin nga projekti katalanas para disa ditësh për shkak se nuk ka dëshirë të rinovojë kontratën.

Francezi reagoi më vonë: “Prej 4 vitesh vazhdoj të lexoj gjëra për mua dhe nuk kam provuar kurrë të mbrohem. Prej 4 vitesh lexoj shpifje të vazhdueshme. Prej 4 vitesh personat flasin në vendin tim, gënjejnë me paturpësi vetëm për të më dëmtuar. Por sot them mjaft.

Do të përgjigjem ndershmërisht, pa pranuar asnjë shantazh: ndaloj këdo që të thotë se nuk jam i përfshirë në projektin sportiv, ose që të më atribuojë qëllime që nuk i kam patur kurrë. Jam 24 vjeç dhe si çdo njeri kam disa faje, disa defekte.

Kam jetuar momente të komplikuar, shumë dëmtime, Covid-in… Por kam zbatuar gjithmonë kërkesat e trajnerit, pa bërë pyetje. E kam bërë gjithmonë, sepse është pasioni im. Dua t’i ndaj momentet e gëzimit me shokët e skuadrës dhe gjithë klubin.

Ndaloj këdo që të flasë për mua, ose menaxherin tim, tek i cili kam besim të plotë. Jam plotësisht i përfshirë në projektin e Barcelonës dhe në dispozicion të trajnerit tim. Kam dhënë gjithmonë gjithçka dhe kjo nuk ndryshon”.

Related posts

HUMBJA TURPËRUESE NDAJ WATFORD/ De Gea shfajëson Solskjaer: Është e turpshme ajo që kemi bërë sot

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Shehi: Fitorja është armë e fortë për vazhdimësinë dhe prandaj duhet të…

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ “Kuqezinjtë” mposhtin Veronën, i mjafton “Bomberi” Piatek

Delo.autor

Leave a Comment