Futboll Sport

SKANDAL/ Ish-mbrojtësi i Anglisë viktimë e koreve raciste gjatë duelit të Kupës së Mbretëreshës, arrestohet një 24-vjeçar

Një episod për t’u harruar për ish-mbrojtësin e Çelsit dhe Romës, Eshli Kol. Ish-lojtari i kombëtares së Anglisë ishte viktimë e një episodi racizmi ndaj tij.

Gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretëreshës të luajtur më 7 janar mes Suindonit dhe Mançester Sitit, britaniku, i cili aktualisht punon si asistent i Anglisë U-21 dhe akademisë së Çelsit, ishte i pranishëm si analist për “ITV” që transmetoi ndeshjen.

Policia në Uiltshajër, një qark në Anglinë jugperëndimore, konfirmoi se kishte arrestuar një 24-vjeçar për fjalët e tij raciste kundrejt 41-vjeçarit.

Gjithashtu presidenti i Suidonit i ka kërkuar Kolit falje për këtë ngjarje aspak të këndshme.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Modric ndëshkon Valencian me një finesë mbresëlënëse (VIDEO)

Delo.autor

Valverde për Coutinho: S’më pëlqen të flas për këtë, por mund të ndodhë shumë shpejt

Q.Autor

Mavraj e pranon: Kombëtarja jashtë “binarëve”, nuk funksionon asgjë

Sadik.Autor

Leave a Comment