Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-KUKËSI/ Presidenti Halili kërkon mbështetjen e tifozëve: E dua stadiumin plot ndaj “Verilindorëve”

Tirana kërkon mbështetjen e tifozëve. Në lëvizjen e fundit, klubi bardheblu ka ulur çmimin e biletave për të mbushur stadiumin në sfidën me Kukësin. Kështu, tribuna përballë është ulur në 500 lekë nga 1500 lekë që ka qenë në fillim të sezonit. Filozofia e klubit është e qartë.

Meqenëse në sfidën me Vllazninë karshia ishte e mbushur mirë, klubi ka dashur që edhe këtë ndeshje të jenë sa më shumë tifozë familjarë. Në fakt, ky është qëllimi i uljes së çmimeve që ka bërë klubi Tirana. Presidenti Refik Halili pranoi për “Panorama Sport” se qëllimi është që veç ultrasve në stadium të jenë edhe familjarët.

“Klubi Tirana mendoi të ulë çmimin e karshisë, pasi në sfidën me Vllazninë, veç bukurisë së ultrasve, na kënaqi syrin edhe karshia. Është pikërisht ajo pjesë e stadiumit që gjithmonë ka qenë plot edhe në stadiumin e vjetër. Ftoj të gjithë të ndihmojnë skërkon mbështetjen e tifozëvekuadrën, duke ardhur me familjen në stadium.

Ky do të ishte një plus i madh për ekipin që kërkon mbështetës në ndeshje të forta si kjo me Kukësin. Uroj që tifozët e Tiranës sërish të jenë të shumtë, duke dëshmuar që jemi tifozëria më e madhe në Shqipëri”, deklaroi për gazetën presidenti i Tiranës, Refik Halili.

TRAJNERI – Orges Shehi ka qenë i papërmbajtur dje në fushën stërvitore të “Skënder Halilit”. Edhe pse ka fshehur formacionin, Shehi ka kërkuar nga lojtarët të luajnë shpejt dhe vetëm përpara. Kritikat i ka pasur për lojtarët e mesfushës dhe të sulmit, ndërsa në çdo moment ai ndërhynte te Totre, Toli dhe Limaj, duke u treguar se si duhet të luanin.

Sugjerime dhe kritika ka pasur për sulmuesit. Në dy ndeshjet e fundit, paçka se ka marrë katër pikë, Tirana nuk ka luajtur mirë dhe Shehit kjo gjë nuk i ka shpëtuar.

Në fund të stërvitjes, Shehi ka urdhëruar goditjet e penalltive dhe gjuajtjet në portë. Kujtojmë që ndeshjen e fundit me Kukësin, Tirana u mund 2-1, ndërsa në atë sfidë shënoi Seferi me 11- metërsh. Gjithsesi, bardheblutë u dorëzuan dhe u mundën, për herë të parë këtë sezon.

Related posts

E bujshme/ Futbollisti i Skënderbeut drejt Italisë, ndërhyri Edvin Murati

Sadik.Autor

Real i “dashuruar” me lojtarët e Chelsea, ofertë edhe për Alonso

Sadik.Autor

Çmendet Di Maria/ Sulmuesi shënon SUPERGOL në finalen e Superkupës së Francës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment