Futboll Seria A Sport

“DERBI I MADONINËS”/ Ibrahimovic dhe Tomori, dy dyshimet e mëdha të Piolit për sfidën ndaj Interit

Do të jetë një Milan me ose pa Tomorin dhe një Milan i sigurt pa mbrojtësin më të mirë, Simon Kjaer. Kjo është arsyeja pse, dy ditë para një derbi shumë delikat, tema e kuqezinjve është rikuperimi ose jo i anglezit, i cili u operua menisk më 14 janar.

Mbrojtësi britanik në fakt mund të “djeg kohën e rikuperimit”, duke pasur parasysh se duhet të paktën një muaj për t’u rikthyer në fushë pas një operacioni të tillë, ku në ditët e fundit gjuri ka dhënë përgjigje të mira, si në pjesën e punës individuale ashtu edhe në atë të kryer me pjesën tjetër të grupit.

Seanca e sotme stërvitore mund të jetë vendimtare, në kuptimin e grumbullimit dhe si opsion zgjedhjeje në lojë.

Tema tjetër e nxehtë ka të bëjë me Zlatan Ibrahimoviç.

Sulmuesi suedez do me çdo kusht që të luajë, por ai duhet të pajtohet se “tendina e Akilit” e lëndon përsëri. Nëse Ibra nuk ia del mbanë atëherë stafeta i kalon Olivier Zhirusë, që ndër të tjera do të luajë ndeshjen e tij të pare karrierë përballë Interit.

Related posts

“KOKFORTËSI SHQIPTARE”/ Sokol Cikalleshi pushton mediat turke dhe përzgjidhet në formacionin e javës

F.autor

MANCHESTER CITY-ARSENAL/ City kalon në avantazh, shënon sërish Aguero 

Delo.autor

NXITON IGLI TARE/ Strakosha shpërfill rinovimin, drejtori i Lazios gjen zëvendësuesin

F.autor

Leave a Comment