Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Buzëqesh Perez: REALI vlen më shumë pa RONALDON

Në këto ditë të fundit të merkatos, Madridi vazhdon të jetë qendra i disa negociatave të rëndësishme. Largimet e mundshme të Luka Modric dhe Mateto Kovacic po shtojnë kuriozitetin dhe zemërimin e tifozëve të Real, të cilët, pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo, mund të jenë të detyruar të përshëndeten edhe me kampionë të tjerë të ekipit. E tifozëve nuk u ka pëlqyer aspak shitja e CR7, në nivelet e larta të klubit kampion të Europës po buzëqeshet.

Sipas “Transfermarkt”, në fakt, klubi i Florentino Perez ka fituar vlerë pas largimit të yllit portugez. Real Madrid ka kaluar nga një vlerësim prej 952,5 milionë euro në 957,3, me një rritje 4,8 milionë euro. Një rritje kjo që ka ardhur edhe nga rritja e vlerës së disa lojtarëve të “Los Blancos”. Varane, Nacho dhe Bale mbi të gjithë.

Mbrojtësi francez, fitues i freskët i Kupës së Botës, ka parë t’i rritet vlera me 10 milionë euro (vlerësohet 80 mln). Më pas vjen Nacho, që ka kaluar nga 30 në 35 milionë euro. Pas tyre renditet Gareth Bale: protagonist i finales së kaluar të Champions League kundër Liverpool, vlera e të cilit ka shkuar nga 80 në 90 milionë euro.

Më pa duhet llogaritur edhe vlera e rritur e disa të rinjve të marrë nga madrilenët. Odriozola (nga 25 në 30 mln), Lunin (sot vlerësohet 8,5) dhe Raul de Tomas (vlera e tij është dyfishuar pas kalimit te Real), kanë kontribuuar për ta mbajtur lart emrin e klubit dhe, mbi të gjitha, të rrisin vlerën ekonomike të tij.

Related posts

MIQËSORJA/ Spanja kthehet te fitorja falë një të panjohuri, mund minimalisht ekipin e…

Isa.Autor

“ÇUAM NJË LETËR TEK FIFA, POR…”/ Babai shpjegon pse Granit Xhaka nuk mundi të luajë për Shqipërinë

Delo.autor

DERBI I NDEZUR! Arsenali nuk ndalon me “dhurata” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment