Futboll Seria A Sport

“DRIDHET” ROMA DHE MOURINHO/ Juventus nis kontaktet me yllin e skuadrës “verdhekuqe”, ja emri…

Juventusi me Nikolo Zaniolon është një “fiksim” që nuk shuhet lehtë.

Së fundmi sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi bardhezi ka nisur kontaktet me agjentin e fantazistit të Romës.

I gjithë ky takim ka qenë për të parë vullnetin e vetë Zaniolos që Juventusi ka një plan për ta sjellë në Torino.

Sa i përket skuadrës kryeqytetase ata kanë një plan rinovimi me yllin italian ku duan që të përfshijnë një klauzolë relativisht të lartë, ku çdo ekip që dëshiron shërbimet e 22-vjeçarit duhet të paguajë klauzolën në kontratën e tij.

Gjatë këtij sezoni në Serinë A me fanellën e Romës, Nikolo Zaniolo është aktivizuar gjithsej në 19 ndeshje nga ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 1 asist

Related posts

Premier League / Liverpool ngjitet i dyti me “poker”!

Q.Autor

ZYRTARE/ Kukësi godet në merkato, rikthen Shkurtajn në Kategorinë Superiore

Delo.autor

REAL MADRIDI DORËZOHET PËR MODRIÇ/ Nis sulmin për zëvëndësuesin e tij

Delo.autor

Leave a Comment