Futboll Premier League Sport

“TRE JAVË MË PARË…”/ Lingard nuk u lejuar të largohej nga United, Rangnick shpjegon arsyen

Vendimi për të mbajtur Jesse Lingard te Manchester United është marrë pjesërisht nga mungesa aktuale e Mason Greenwood, i arrestuar për dhunë seksuale, më pas i liruar pasi ka paguar garancinë.

Këtë e ka pranuar vetë trajneri Ralf Rangnick. Në ditën e fundit të merkatos së dimrit, Newcastle dhe West Ham kanë provuar ta marrin Lingard, i cili ka qëndruar te Djajtë e Kuq në fund.

“Tri javë më parë Jesse nuk donte të largohej, por më pas ka ndryshuar mendim. Në atë kohë  i kam thënë se, nëse do të kishte gjetur një klub, do ta kishim lejuar të largohej”, ka thënë trajneri i United.

“Gjërat kanë ndryshuar për shkak të asaj që ka ndodhur në ditët e fundit me Greenwood. Të hënën, bordi ka shpjeguar se donte që Lingard të qëndronte. Jemi pa një lojtar që ka luajtur rregullisht dhe nuk mund të arrinim një marrëveshje me asnjë klub tjetër”, ka saktësuar Rangnik.

Related posts

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS PREMIER/ Solskjaer “SHPËRTHEN”: Të gjithë duken se në çfarë niveli janë

Delo.autor

Njëri bën gati valixhet, ja si mund të ndryshojë sulmi i Milanit

Sadik.Autor

Jose Mourinho është i gatshëm të heqë dorë nga Darmiani për Sandron

Q.Autor

Leave a Comment