Futboll Sport

PAS 8 MUAJSH NGA ARRESTI KARDIAK/ Eriksen përgatitet për kthimin në fushë, FIFA i jep lajmin e madh

Pothuajse tetë muaj nga arresti kardiak që pësoi në Europian gjatë Danimarkë-Finlandë, Christian Eriksen po përgatitet të kthehet në fushë.

Dhe do ta bëjë me fanellën e Brentford-it, nga momenti që në Itali nuk kishte mundësi ta vazhdonte karrierën për shkak të rregullores: nuk mund te luhet me asnjë lloj pacemaker-i.

Fantazisti i talentuar, mes testeve klinike dhe vaksinimit kundër Covid, nuk do të jetë në Londër para javës së ardhshme, ndërkohe Times ka zbuluar se, për FIFA-n, ish-interisti do të ketë mundësinë të zbresë në fushë në Botërorin e Katarit.

Enti që drejton futbollin botëror, në fakt, e ka me detyrim vizitën kardiologjike për të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në Kupën e Botës, por njëkohësisht do të bazohet edhe te raportet klinike të federatave.

Kështu, nëse për atë daneze nuk do të verifikohet asnjë problem shëndetësor, FIFA nuk do ta pengojë pjesëmarrjen e Eriksen.

Related posts

KONFIRMOHET NGA EKSPERITI I MERKATOS/ Neymar arrin akordin me klubin e ri…

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG humbet 250 milionë euro nga kriza shëndetësore, Katari shkon në ndihmë

Delo.autor

PLAS GALLATA TE BARCELONA/ Ylli katalanas dëmtohet duke festuar golin që u anulua

Delo.autor

Leave a Comment