Futboll Sport

“DERBI I MADONINËS”/ E konfirmuar, Milan humbet lojtarin kryesor për super sfidën ndaj “Zikaltërve”

Shpresa është zbehur me kalimin e ditëve, si një tullumbace e shpuar që shfryhet me kalimin e kohës, derisa bëhet e papërdorshme. Edhe nëse Pioli nuk e ka publikuar ende listën e skuadrës për derbin, e cila do të zbulohet nesër në mëngjes, nuk ka më dyshime: Ibrahimovic do ta humbasë sfidën ndaj Interit. Plotësisht, nuk do të jetë as në stol.

Zlatan do të shkojë vetëm si spektator në “San Siro”, sepse inflamacioni i tendinës së Akilit jo vetëm nuk është larguar, por as është qetësuar. Kursi është i ngjashëm me atë të herës së mëparshme, e njëjta diagnozë, por këmbë e ndryshme, me Zlatanin që kishte qëndruar pa luajtur një muaj.

Në këtë pikë duket se përjashtohet prania sërish e suedezit të mërkurën e ardhshme në Kupën e Italisë ndaj Lazio. Kjo do të thotë angazhim total për Giroud, pasi problemet mjekësore po përfshijnë edhe Rebic. Javët kalojnë, muajt kalojnë dhe infermieria vazhdon të jetë shqetësimi më i madh në shtëpinë e kuqezinjve.

Related posts

(FOTO) Bundesliga/ Schalke synon vendin e dytë, ja sfidat e ditës së sotme

Q.Autor

“I MOHOJ KËTO ZËRA”/ Ylli i Inter-it: Conte nuk më ka kontaktuar për këtë çështje

Delo.autor

E BUJSHME/ NEYMAR I DËSHPËRUAR: Perez ka gati MEGA-OFERTËN për ta transferuar

Isa.Autor

Leave a Comment