Futboll Seria A Sport

A JU KUJTOHET 6-0? Sheva, Comandini dhe… Milani frymëzohet nga derbi historik (VIDEO)

Në maj 2001 u zhvillua një nga derbet më të paharrueshëm të Madoninës, fituar nga Milani. Falë dopietave të Shevchenko dhe Comandini, si dhe golave ​​të Giunti e Serginho, kuqezinjtë regjistruan atë triumf të bujshëm 6-0.

Sa herë afron përballja e radhës mes dy skuadrave milaneze, “Djalli” e kujton këtë derbi si frymëzim. Ndërkohë, referuar rëndësisë së duelit të nesërm, ka folur edhe Alessandro Costacurta. Ish-mbrojtësi kuqezi tha për “Il Messaggero”:

“Do të jetë derbi vendimtar për Milanin. Nëse humbet iu thotë lamtumirë ëndrrave për titull. Nëse më duhet të flas për lojtarët që mund të jenë vendimtarë nesër, them Leao dhe Dzeko, edhe pse një sy duhet mbajtur përherë nga Lautaro Martinez. Kur Gosens të kthehet, nuk do të jetë e lehtë për Inzaghin të zgjedhë mes tij dhe Perisic”.

VIDEO

Related posts

“Griezman te Barcelona, a keni frikë?” Shikoni reagimin epik të Marcelo-s (VIDEO)

Sadik.Autor

KUQEBLUTË “THYEJNË” LAÇIN/ Vllaznia entuziasmon “Loro Boriçin”

F.autor

12.5 MILIONË EURO BORXHE/ Klubi austriak rrezikon falimentimin, Alaba i shkon në ndihmë

Delo.autor

Leave a Comment