Seria A Sport

SHKATËRRON FIORENTINËN/ Juventusi vijon ecurinë e përkryer në Serie A

Juventusi e ka mundur bindshëm 3-0 Fiorentinën të shtunën në Florencë, duke e zgjatur në pesë ecurinë e fitoreve radhazi dhe duke e ruajtur rekordin e përkryer pa humbje në këtë sezon të kampionatit italian Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit, që po vinte në këtë takim në formë të lartë, e mundi lehtësisht një Fiorentinë të zhytur në rezultate negative, gjashtë ndeshje pa fitore, raporton Gazeta Express.

Kampionit në fuqi iu desh gjysmë ore lojë për ta gjetur golin e epërsisë, kur Rodrigo Bentancur realizoi për 1-0 pas një soli aksioni të mrekullueshëm duke i kaluar disa lojtarë të Fiorentinës rrugës drejt golit.

Për ta dyfishuar epërsinë e “Zonjës së vjetër” u përkujdes kapiteni dhe qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili në mënyrë akrobatike e mposhti Lafontin.

Dhjetë minuta para fundit, mysafirët fituan penallti, të cilën në gol e shndërroi sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo.

Për Ronaldon, ky ishte goli i 10-të në 14 ndeshje të Serisë A.

Juve tani grumbullon plot 40 pikë, nga 42 të mundshme në këtë edicion deri tani. Një rekord i perkyer ky.

Përcjellësi i Juves, Napoli ka 11 pikë më pak në vendin e dytë, por po ashtu një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa, Fiorentina mbetet në pozitën e 10-të me 18 pikë.

Related posts

Mbaroi Kupa e Botës/ Ja 6 çastet më të paharrueshme që regjistroi ky Botëror

Isa.Autor

CHELSEA PLANIFIKON NJË TJETËR GODITJE TË BUJSHME/ Werner merr me vete edhe 100 milionëshin…

Delo.autor

DALIN PAMJET/ Çiklisti fluturon te tifozët në pistën e Birminghamit, disa të plagosur

F.autor

Leave a Comment