Futboll Sport

“PËRFORCIMI MË I MIRËI TË GJITHA KOHËRAVE”/ Trajneri për Eriksen: Kthimi i tij do të jetë epik

Thomas Frank, trajneri i Brentford, ka pritur me krahët hapur Christian Eriksen, i cili është marrë në ditën e fundit të merkatos dhe është gati të kthehet në fushë pas episodit të frikshëm të 12 qershorit të kaluar në Danimarkë-Finlandë.

Trajneri i klubi anglez, gjithashtu danez si ish-ylli i Inter-it, ka deklaruar:

“Është fantastike. Mund të thuhet se është goditja më e madhe e të gjitha kohërave të klubit. Kam folur me një tifoz dhe ka cituar një futbollist të 70 viteve më parë që mund të jetë në nivelin e tij.

“Besoj se dita kur Christian do të zbresë në fushë, do të jetë me të vërtetë e pabesueshme. Të gjithë e keni parë të shprehet si një nga mesfushorët më të mirë të Premier, ajo që i ndodhi në qershor ka qenë një çmenduri, një tronditje për të gjithë ne. Për këtë arsye, kur ta shohim pas pak në fushë do të jetë një ditë epike”.

Related posts

Klopp: Salah ka të majtën më të mirë në botë? Mos e harroni Messin

Q.Autor

GARA PËR KRYEGOLASHËNUES NË SERIE A/ Immobile i shpall “luftë” RONALDOS

Isa.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Barcelona pranë goditjes së madhe në sulm!

Delo.autor

Leave a Comment