Futboll Seria A Sport

“NUK E PRISJA TË QËNDROJA KAQ GJATË”/ Gjimshiti rrëfen mbi të ardhmen: E di që mund të jap më shumë

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat, Gjimshiti, ka folur për një media në Bergamo, ku ka treguar për të ardhmen e tij dhe për gjendjen e Atalantës.

“Unë nuk mendoj për të ardhmen. E vërteta është se nuk e prisja të qëndroja kaq gjatë në Itali, por jam i lumtur te Atalanta dhe jam i kënaqur me mënyrën si po shkojnë gjërat. Dua të bëhem më i fortë dhe jam në mjedisin e duhur. E di që mund të jap më shumë”, u shpreh Gjimshiti.

Gjithashtu ai foli dhe për merkaton e klubit, ku nuk la pa përmendur Robin Gosens. “Humbëm një pjesë të rëndësishme të ekipit, por jam i lumtur për të, sepse ai e dëshironte këtë hap. Lojtarët e afruar janë të rinj dhe cilësorë. Do t’u duhet pak kohë për t’u përshtatur, por jam i bindur se ekipi është ngritur në nivelin e duhur”, përfundoi mbrojtësi i kombëtares tonë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mjeku italian flet hapur: Ja çfarë do të ndodhë me futbollin!

Delo.autor

MESSI KAMPION BOTE ME ARGJENTINËN? Shpërthejnë mediat franceze: Ka prova, Infantino do t’ia japë atij

F.autor

GARA 12-ORËSHE NË ABU DHABI/ Valentino Rossi në podium me një Ferrari

Delo.autor

Leave a Comment