Futboll Sport

“XHE-LA” S’FUNKSIONON/ Nuk shënojnë së bashku në të njëjtën ndeshje me Interin që nga…

Interi kërkon që të lërë pas derbin e humbur në përmbysje ndaj Milanit, teksa e nesërmja është koha për analiza.

Dyshja sulmuese e Interit e formuar nga Edin Xheko dhe Lautaro Martinez nuk po funksionon dhe zikaltërit po mësohen shumë të bëjnë pa golat e sulmuesve të tyre.

Në kuptimin e realizimit, çifti sulmues tani lë shumë për të dëshiruar, aq sa për të gjetur një gol nga të dy në të njëjtën ndeshje duhet të rikthehemi pas në kohë, kur hera e fundit daton para katër muajsh, që nga 2 tetori i kaluar, ndeshja Sasuolo-Inter, në “MAPEI Stadium”, ku fillimisht boshnjaku dhe më pas argjentinasi me penallti vendosën sfidën duke rikuperuar disavantazhin ndaj skuadrës emiliane.

Related posts

MPOSHT SOCIEDAD/ “Los Blancos” fitojnë me përmbysje, natë historike për Modric

Delo.autor

PUBLIKOHET AXHENDA/ Takimet luhen në një ditë, ja data dhe oraret e ndeshjeve

Delo.autor

NBA/ San Antonio mposht Miami, Indiana përmbys Denver në fund

Delo.autor

Leave a Comment