Futboll Premier League Sport

“ËSHTË E MUNDUR QË…”/ U dëmtua në sfidën ndaj , trajneri i Southampton tregon gjendjen e Brojës

Armando Broja po kalon një moment mjaft të mirë me fanellën e Sauthemptonit duke u paraqitur në mënyrë të shkëlqyer dhe duke realizuar gola.

Së fundmi në Kupën e Mbretëreshës ndaj Koventrit ku “Shenjtorët” arritën të kualifikoheshin për më tej, sulmuesi i Kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim.

Trajneri i Sauthemptonit, Ralf Hasenhutëll ka deklaruar për mediat se Broja nuk është stërvitur këto dy ditë, por me shumë mundësi mund të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen kundër Totenhemit të Antonio Kontes, e programuar për tu zhvilluar nesër në orën 20:45:

“Ai nuk u stërvit dje dhe as të dielën. Ne do të vlerësojmë gjendjen e tij sot. Është e mundur që ai të jetë në dispozicion nesër, por gjithsesi ende nuk e dimë.

Ne duam t’i japim atij kohë për t’u rikuperuar dhe le të shohim se çfarë përgjigje do të na japë stafi mjekësor.”, përfundoi trajneri i Sauthemptonit.

Related posts

TË GJITHË TË MAGJEPSUR PAS MILAN-IT/ Capello: Cilësia “kuqezi” bëri diferencën, Pioli i ka dhënë identitet ekipit

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME EINTRACHT/ Spalletti: Gjithçka varet nga ndeshje e kthimit, por mendoj…

Delo.autor

FOTO/ Publikohet lista e 10 sulmuesve më në formë këtë sezon, zhgënjen Ronaldo

Q.Autor

Leave a Comment