Futboll Seria A Sport

10 VITE MERKATO/ Askush më keq se Juventus-i: skuadra më e mirë kryeson me 200 milionë euro

Juventus është skuadra italiane që ka shpenzuar më shumë në 10 vitet e fundit të merkatos, sipas një hetimit të CIES Football Observatory.

Bardhezinjtë kanë shepnzuar 1 miliard e 542 milionë euro në dekadën e fundit. Pas tyre renditet Inter-i me 1 miliard dhe 58 milionë euro, më pas Roma me 1 miliard e 2 milionë euro. E mbyllin Top5 Milan-i, 884 milionë euro, dhe Napoli me 781 milionë euro.

Diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave kryesohet përsëri nga Juventus me – 561 milionë euro. Ndjek Milan-i me -432 milionë, Inter-i me -385 milionë, Napoli me -228 milionë dhe Roma me -128 milionë.

Në anën e kundërt, klubi italian që ka patur një bilanc shumë të mirë gjatë dekadës së fundit është Genoa: kuqeblutë kanë një bilanc pozitiv prej 200 milionë eurosh. Ndjekin Udinese (+172 milionë), Atalanta (+162 milionë), Empoli (+100 milionë) dhe Fiorentina (+88 milionë).

Related posts

Manchester City e dyfishon epërsinë ndaj Bournemouthit, shënon gol mesfushori Gungodan (VIDEO)

Isa.Autor

Fadil Vokrri do të varroset me ceremoni shtetërore

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Liverpool rinovon kontratën me Divock Origin, firmos deri më… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment