Futboll Sport

PO BËN XHIRON E BOTËS SË FUTBOLLIT/ Surprizë në Argjentinë: ka një Messi tjetër në Rozario me numrin 10

Newell’s ka prezantuar skuadrën që do të marrë pjesë në Copa Libertadores Under 20 dhe ka tërhequr vëmendjen e botës së futbollit duke zbuluar fanellën me numrin 10 me mbiemrin që ka ëndërruar gjithmonë: Messi… por jo Lionel!

Në fakt, bëhet fjalë për Joaquin Messi, një djalosh 19-vjeçar, i cili ka lindur gjithashtu në Rozario. Pavarësisht rastësive të shumta, nuk ka asnjë lidhje familjare mes Joaquin dhe Lionel, siç ka deklaruar vetë djaloshi:

“Sapo kam ardhur, kanë qenë të shumtë ata që më kanë pyetur nëse kishim lidhje familjare. Është thjesht një rastësi, në qytetin tim janë tre familje që kanë mbiemrin Messi. E kam nisur nga Newell pikërisht si ai dhe tani duhet të përdor edhe fanellën me numrin 10”.

Gjatë intervistës, i riu Joaquin është pyetur se çfarë do të bënte nëse Leo do të kthehej te Newell’s dhe t’i kërkonte 10-ën: “Më jepni një numër tjetër, 10 është e tija deri sa do të vazhdojë të luajë”.

Related posts

“ËSHTË E KOMPLIKUAR QË TË…”/ Mbappé e justifikon dështimin e PSG-së, ja kujt i referohet…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Olivier Giroud rinovon kontratën me Chelsean, ja sa do të qendrojë

Delo.autor

DITË VENDIMTARE PËR VIDAL-INTER/ Zbulohen detajet dhe kontrata

Delo.autor

Leave a Comment