Futboll Seria A Sport

INTER-ROMA/ Dzeko sfidon Abrahamin, Kumbulla nuk preferohet titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Interi do të presë sot në mbrëmje Romën në çerek finalen e Kupës së Italisë, në një ndeshje që vjen fill pas humbjes në derbi. Katër muajt e fundit të zikaltërve kanë qenë fantastikë, pasi jo vetëm rikuperuan shumë pikë dhe morën kreun e klasifikimit të kampionatit, por arritën të fitojnë edhe Superkupën e Italisë.

Por, ecurisë pozitive të Interit i erdhi fundi me humbjen në derbi, në një ndeshje të çuar dëm, ku dorëzuan një fitore që deri në minutën e 75-të ishte e tyre.

Ndërkohë në krahun tjetër, Zhoze Murinjo rikthehet për herë të parë në “San Siro”-n zikaltër si kundërshtar. Hera e parë e portugezit me Romën e tij përballë Interit në Milano vjen për ndeshjen e Kupës së Italisë.

Interi dhe Roma janë ndeshur 21 herë në Kupën e Italisë. Shtatë fitore verdhekuq, 2 barazime dhe 12 fitore të Interit.  Bilanci në ndeshjet e luajtura në Milanos është vetëm 2 fitore për Romën (një në gjysmëfinalen e viteve 1936-1937, e dyta në atë të 2012-2013-ës, që është edhe precedenti i fundit). Në ndeshjet e tjera janë regjistruar një barazim dhe 8 fitore për Interin.

FORMACIONET ZYRTARE:

Inter (3-5-2) – Handanoviç; Dambrozio, Skriniar, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Perisiç; Xheko, Sançez. Trajner: Simone Inzagi.

Roma (3-4-1-2) – Rui Patrisio; Mançini, Smolling, Ibanjez; Karsdorp, S. Oliveira, Veretu, Vinja; Mkhitarian; Zaniolo, Abraham. Trajner: Zhoze Mourinjo.

Related posts

Prapaskena, Pogba mund të përfundonte te Nocerina

Q.Autor

“MË ERDHI KEQ PËR MËNYRËN SI PËSUAM”/ “Shpërthen” trajneri Mema pas humbjes: Kur pëson kështu golash…

Delo.autor

I PLOTËSOHET DËSHIRA E KOEMAN/ Futbollisti pritet të firmos me Barcelonën në orët e ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment