Futboll La Liga Sport

“NËSE ADHURON FUTBOLLIN, ADHURON EDHE ATË”/ Casemiro: Nuk mund të ndalet

Casemiro, mesfushori i Brazilit dhe Real Madrid, ka shprehur të gjithë adhurimin e tij për Lionel Messi-t. Lojtari i Los Blancos ka dhënë një intervistë për Panenka, duke shprehur të gjithë dashurinë e tij futbollistike për yllin e Paris Saint-Germain.

“Mungesa e tij në Spanjë ndihet, gjithçka që përfaqësuar për Barcelona-n është e dukshme, është një ikonë e klubit. Është një lojtar me të cilin jemi dashuruar të gjithë. Nëse adhuron futbollin, adhuron Messi-n”, ka thënë Casemiro.

“Do të jemi të përgatitur për kthimin e tij në Bernabeu. Për mua është e pamundur ta ndal Messi-n i vetëm; shokët e mi të skuadrës do të duhet të më ndihmojnë. Kundër PSG-së do të shohim një ndeshje të madhe”.

Related posts

MERKATO PA FRENA/ Atletico Madrid përforcohet me një KAMPION BOTE…

Isa.Autor

BOTËRORI I AMERIKËS SË JUGUT/ Brazili vuan, por fiton me golin e sulmuesit Firmino

Delo.autor

DAGLAS COSTA DËGJON MUZIKË SHQIPTARE/ Mesfushori i Bayern i surprizon të gjithë me postimin në rjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment