Futboll

Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Roma ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Shakhtar, por të mjaftueshme për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra italiane, Roma ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 1:0 ndaj Shakhtarit në Olimpico.

Rezultati i dy ndeshjeve ishte 2:2, por Roma kaloi tutje fal golit që kishte shënuar si mysafir.

Golin e vetëm dhe të fitores për romakët e shënoi sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko në minutën e 52’të.

Roma kështu bëhet skuadra e gjashtë që kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas Real Madridit, Liverpoolit, Manchester Cityt, Juventusit dhe Sevillas.

Related posts

Bale-Manchester United, një marrveshje që mund të kushtojë 380 mln euro

Sadik.Autor

Marcelo “ngrin” Real Madrid, veprimi i lojtarit brazilian ka krijuar konfuzion në Spanjë

Isa.Autor

ËSHTË NJË NDËR LOJTARËT KYÇ PËR “BARDHEBLUTË”/ Nuk luan prej 3 muajsh, ja kur kthehet sulmuesi Kale në Shqipëri…

Delo.autor

Leave a Comment