Futboll Ligue 1 Sport

MERKATO E BUJSHME/ PSG-ja josh “Kuqezinjtë” me milionat për yllin Hernandez, ja vendnimi i Milan-it…

Teo Hernadez cilësohet si futbollisti më i mirë që ka Milani aktualisht, madje për disa është dhe më i miri në botë momentalisht në rolin e tij.

Por normalisht mbi Teon nuk mund të mos qëndrojë dhe vëmendja e klubeve të mëdha, të cilat shohin te 23 vjeçari një të ardhme të sigurt.

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane ‘’Bild’’, PSG-ja i ka vendosur një ofertë në pjatë Milanit për të siguruar shërbimet e anësorit francez, por përgjigja e kuqezinjve ka qenë negative.

Megjithatë nuk përjashtohet ndonjë ofertë e dytë e cila mund të kënaqte dhe shumë Milanin duke marrë parasysh dhe krizën financiare që ka kapluar futbollin, ndërkohë kuqezinjtë me një ofertë të maje do të siguronin dhe shërbimet e disa lojtarëve cilësore.

Nuk dihet ende se çdo të ndodhe me të ardhmen e Teos, por vera do të rezervojë një merkato të nxehtë për mbrojtësin anësor.

Related posts

U MUNDËN NGA SKOCIA/ Starova: Panuçi nuk diti të lexonte lojën, ja defektet e Kombëtares

Isa.Autor

MOTO GP/ Rossi: Podiumi rezultat i rëndësishëm, Yamaha po bën progres

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Skënderbeu. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment