Futboll Kategoria Superiore Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Teuta mposht Skënderbeun dhe siguron biletën për në gjysmëfinale

Teuta është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Renato Arapi ka mundur edhe sot me rezultatin minimal 1-0 Skënderbeun dhe ka prerë biletën për në katërshen e më të mirëve të këtij turneu.

Ndeshja nisi menjëherë në favor të durrsakëve, të cilët fituan një penallti dhe gjetën shpejt avantazhin me Hebajn. Kjo ua bëri më të thjeshte administrimin e sfidës, ku menduan thjesht të mbanin Skënderbeun larg portës së Qirkos.

Skuadra e Arapit bëri mirë në këtë aspekt, në një sfidë që u zhvillua më shumë në mesfushë dhe kishte shumë ndalesa, duke dhuruar emocione të pakta. Skënderbeu provoi në pjesën e dytë të kthente sfidën në favorin e vet por nuk ia doli të konkretizonte raste.

Kështu, vërshëllima përfundimtare e Zirit solli fitoren e Teutës dhe kualifikimin e mëtejshëm të durrsakëve, të cilët shohin Kupën si shpëtimin e këtij sezoni të dështuar deri tani.

Related posts

Interi me transferim të bujshëm nga rivali i Serie A

Sadik.Autor

“NUK E NJOH REAL MADRID PA SERGIO RAMOS”/ Kroos nuk ka dyshime: Nëse pyes 100 sulmues…

Delo.autor

E FUNDIT/ Kaos në Serie A. COVID-19 prek dhe Romën

Delo.autor

Leave a Comment