Kategoria Superiore Shqipëri

Pacult: U njoha me lojtarët, luajtëm mirë në miqësore

Pas ndeshjes së parë miqësore në Turqi, e para e tij në krye të Kukësit, trajneri Peter Pacult u shpreh për kanalin zyrtar të ekipit verilindor: “Ishte një njohje me lojtarët në këtë ndeshje miqësore. Mendoj se bëmë me të vërtetë një ndeshje shumë të mirë. Kishim kundërshtar një ekip, siç është Kayserispori, i cili renditetet në vendin e 5-të të ligës së Turqisë. Jam i kënaqur me lojën që zhvilloi ekipi. Nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të vazhdojmë me punën e mirë dhe të përgatitemi për sezonin”.

Ndeshja – Të hënën, në orën 17:00, me orën lokale turke, u luajt miqësorja midis Kayserispor dhe Kukësit, që u mbyll me fitoren e kampionëve të Shqipërisë, me rezultatin 2-1. Një pjesë e parë që filloi mjaft mirë për Kukësin, i cili luajti me kombinime të shumta dhe në sulm. Si rezultat i kësaj loje erdhën 2 golat për kuksianët, i pari në minutën e 21-të, me autor Ardit Peposhin, dhe i dyti një minutë më vonë, nga goditja e këndit, ku Shameti dyfishoi rezultatin. Në minutën e 41-të erdhi goli i vetën i turqve të Kayserisporit. 45 minutat e para u mbyllën me fitoren e kuksianëve, 2-1.

Pjesën e dytë, Kukësi e filloi më i qetë dhe më i sigurtë, i tërhequr pak në mbrojtje, por duke kundërsulmuar herë pas here. Gjithashtu, edhe turqit sulmojnë në pjesën e dytë, por pa rezultat, nuk pati gol tjetër. Nga minuta e pare, tranjeri Pacult ka aktivizuar këta lojtarë: Kolici (Frashëri), Idrizi (Shkodra), Alla, Shameti, Rrumbullaku, Peposhi (Dillon), Musolli, Rustemi, Sadiku (Imami), Bakaj, (Hallaci), Guri. Të mërkurën, më 10 janar, Kukësit ka përballjen e radhës me një tjetër ekip turk, Bursasporin, e cila do të luhet në orën 13:00, me orën lokale turke.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Tirana i bën presion Muçit për rinovimin: Firmos ose…

Delo.autor

SHQIPËRI-BJELLORUSI/ Pas një asisti nga Gjasula, Rei Manaj nuk fal brenda zonës (VIDEO)

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Nga Kallaku te Fernandinho, ja si ndryshon Partizani…

Delo.autor

Leave a Comment