Futboll Seria A Sport

MERR FUND GJITHÇKA/ INTERI ka një as nën mëngë për të BLERË MODRIC

Interi nuk dorëzohet për Luka Modric. Madje beson se transferimi do të kryhet. Zikaltrit i kanë shpeshtuar përpjekjet për shërbimet e mesfushorit kroat, me këtë të fundit, që gjithashtu dëshiron që të largohet nga Reali për të nisur një eksperiencë të re në Serie A.

Ditën e mërkurë pritet të ndodhë takimi që do të vendosë gjithçka. Merkatoja në Itali mbyllet më datën 17 gusht në orën 20:00. Të mërkurën më 8 gusht pritet që kroati të takohet me drejtuesit e klubit dhe të sqarohet gjithçka në lidhje me të ardhmen. Ai sot në mbasdite mbërriti në Madrid.

Realiteti është se menaxherët e futbollistit, e sidomos Predrag Mijatovic, i kërkojnë presidentit të klubit Florentino Perez që të lejojë transferimin tek Interi. Zikaltrit e dinë që nëse presidenti bindet, atëherë kalimi do të mbyllet shpejt.

Kroatit do t’i ofrohet një kontratë 4 vjeçare ku ai do të përfitojë 10 milionë euro në një sezon. Ndërkohë që futbollistit në bazë të planit të drejtueseve të klubit milanez do të huazohet për një vit ku do të paguhen 15 milionë euro dhe më pas kartoni i tij do të blihet për 40-50 milionë euro të tjera.

Por ka një të re. Interi ka një as nën mëngë. Në Kinë, presidenti i klubit, Suning ka në plan që të përdorë Modric si imazh për merkaton kineze. Gjithashtu ai është gati që t’i garantojë mesfushorit një aventurë të re te klubi i Jiangsu në përfundim të kontratën me Interin.

Në këtë mënyrë, për Modric do të ketë të tjera përfitime ekonomike. Interi është në pritje, ndërkohë që te Reali që tani po mendojnë për emra të tjerë për mesfushën.

Tre janë futbollistët të cilët pëlqehen nga “galaktikat”: Miralem Pjanic, Aleksandar Milinkovic-Savic dhe Marko Verratti.

Related posts

“SHPRESOJ TË MOS NDALOJ SË SHËNUARI”/ Flet sulmuesi Bardhi: E veçanta e këtij derbi është se do të…

Delo.autor

Gjermania e frikshme, ja 4 formacionet e mundshme në për Kupën e Botës në Rusi

Sadik.Autor

TRE ORË LEKSIONE PËR GABIMET NË START/ VAR-i, UEFA dhe gjyqtari polak korrigjon arbitrat shqiptarë

Delo.autor

Leave a Comment