Futboll Shqipëri Sport

VAZHDON SHKËLQIMIN NË PREMIER/ Broja NUK DI TË NDALET, sulmuesi “kuqezi” realizon për Tottenham (VIDEO)

Armando Broja nuk ndalet!

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare mori një goditje të fortë në gju në ndeshjen e Kupës FA ndaj Coventry por është rikuperuar në kohë rekord dhe vetëm me një ditë stërvitje, duke zbritur sot në fushë në stadiumin e Tottenham ndaj Antonio Conte.

Dhe, si për magji, pas autogolit të shokut të tij të ekipit, Bendarek, ka ardhur rrjeta e sulmuesit kuqezi, duke barazuar shifrat në 1-1. Për të është goli i gjashtë në Premier League.

Southampton synon që të sigurojë sa më parë pikët e mbijetesës, në mënyrë që të mos përfshihet në garën e ethshme të javëve të fundit.

Broja vazhdon kështu me formën e tij fantastike, duke treguar që është një sulmues klasi dhe jo më kot ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha.

Ai është i huazuar deri në fund të sezonit te Southampton, më pas Chelsea do vendosë nëse do e shesë përfundimisht apo do i jap një shans për ekipin e parë të bluve.

Related posts

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Mesfushori Krymi: Një përballje shumë e vështirë. Asnjë ekip nuk është i lehtë, por…

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Kukësi, Pjesa e dytë nis me polemika. Kurbinasit faull për prekje me dorë nga Rroca

Delo.autor

JUVENTUS ËNDËRRON POGBA/ Manchester United “e zëvendëson” me objektivin e “Zonjës së Vjetër” dhe Real-it

Delo.autor

Leave a Comment