Futboll

Babai i Neymarit u jep fund spekulimeve: E tashmja dhe e ardhmja e birit tim i takojnë PSG-së

Babai i Neymarit iu ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhshmes së yllit brazilian duke theksuar se ai do të mbetet pjesë e Paris Saint-Germainit, përkundër raportimeve që e lidhin atë me Real Madridin dhe Barcelonën.
Thyerja e ashtit në shputën e këmbës së djathti bëri që Neymar të mungonte në ndeshjen e kthimit që PSG-ja e humbi 2-1 në përballje me Real Madridin në “Parc des Princes” dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve pas rezultatit të përgjithshëm 5-2 nga dy ndeshjet në 1/8 e finales, transmeton Express.

Edhe pse ka më pak se një vit nga transferimi rekord botëror nga Barça në PSG për 222 milionë euro, spekulimet janë rritur se Neymar tani po e kërkon kthimin në Spanjë, me dy rivalët më të mëdhenj që përmenden si destinacione të mundshme të tij.

Por, sipas Neymar Sr, Neymar është duke menduar vetëm për liderin e Ligë 1.

“Neymari e ka të ardhmen në PSG. Edhe të tashmen e ka në PSG”, ka thënë babai dhe agjenti i Neymarit të martën në një konferencë për media në Brazil.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Gjimshiti protagonist, Atalanta mposht dhe zhyt në krizë Juventusin

Delo.autor

Skënderbeu konfirmon dënimin për Jashanicën: Mungon 2 vite!

Sadik.Autor

MILAN-LAZIO/ Pas 10 minutash lojë, sulmuesi Rebic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment