Futboll Sport

LAJMI I FUNDIT/ Komisioni i Apelit të UEFA-s nxjerr vendimin për Skënderbeun

Komisioni i Apelit të UEFA-s ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, ku Skëndebreu mbetet i përjashtuar me 10 vite dhe duhet të paguajë 1 milionë euro gjobë për shkak të dyshimeve për manipulim rezultatesh.As rrëfimet e Shkëmbit, Latifit, Berishës, Nimagëa dhe Lilajt, nuk ia kanë ndryshuar mendjen UEFA-s të cilët janë të bindur për dënimin e klubit korçar. I vetmi shpëtim për Skënderbeun mbetet CAS-i.

Dita e sotme është ajo më e rëndësishmja në kampin bardhekuq, ku do të shihet edhe dënimi që do të vijë nga UEFA. Apeli i organit më të lartë të futbollit europian pritet që të japë vendimin pas seancës dëgjimore. Një vendim ky, që pritet plot ankth dhe shpresë në kampin bardhekuq.

Dy janë dëshirat që drejtuesit e klubit kanë në mendje në këto momente pritjeje. Ose pafajësi të plotë, ose dënim ekstrem me 10 vite, por vendimi do të tregojë se çfarë ka vendosur vërtet Apeli. Duken si dëshira absurde nga kampi i Skënderbeut, por një linjë logjike e kanë të qëndrueshme. Pa dyshim që pafajësia është ajo, për të cilën drejtuesit e klubit po luftojnë në çdo moment për ta vërtetuar. Ndërsa nga ana tjetër, nëse UEFA nuk jep pafajësinë për klubin, shpresohet që të mos ketë ulje të dënimit në këtë vendim, por të lihet në fuqi 10 vite pezullim dhe 1 milion euro gjobë. Kjo, me qëllim që klubi ta përdorë si dënim tendencioz në KAS. Pikërisht një gjë e tillë ka qenë në planin e ekspertëve juridikë të Skënderbeut, të cilët duket se me bindjen që dosja ka mjaft shkelje procedurale, mund të sjellë një “goditje” nga KAS nëse dënimi është drastik. Por, gjithsesi, pas dy seancave gjyqësore dhe nga ajo që klubi pa në seancat e pajtimit, ndjesia në fund të kësaj historie sa vjen e bëhet më pozitive, pasi bindja e UEFA-s vjen në ulje.

PRAPASKENAT – Me një dorë në titull, pavarësisht shtyrjes së festës, bardhekuqtë kanë të gjithë vëmendjen te çështja e trukimeve dhe gjyqit në Apelin e UEFA-s. Situata duket se është pothuajse e njëjtë, sikundër u la të kuptohej edhe nga deklarata për shtyp e klubit në faqen zyrtare të vet. Por burime për gazetën bëjnë me dije disa nga prapaskenat e seancës dëgjimore në Apelin e UEFA-s në datën 26 prill. Qartazi kuptohet se UEFA vijonte të mbante qëndrimin e vet se Skënderbeu është fajtor për trukimin e ndeshjeve apo përfshirjen në manipulimin e rezultatit dhe i vendosur për dënim, ndërsa klubi, nga ana tjetër, ka ngulur këmbë te pafajësia e plotë e tij në këtë çështje.

Gjithsesi, burime të besueshme bëjnë me dije se në përfundim të seancës gjyqësore, trupa e Apelit i ka kërkuar klubit bardhekuq një konsensus të tipit; Minimizimi i dënimit me qëllim që çështja të mos shkojë për apelim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) të Lozanës apo aq më tepër, në Gjykatën Federale në Zvicër. Në këtë pikë, Apeli ka kërkuar që Skënderbeu të dënohet vetëm me dy vite, por nga ana tjetër të mos apelojë këtë vendim. Kjo, nga sa raportojnë burimet pranë klubit, është hera e dytë që drejtuesit e trupës gjyqësore të UEFA-s kërkojnë një gjë të tillë. Hera e parë ka qenë pas seancës në Disiplinë, ku atë kohë kërkohej pranimi i dënimit me 5 vite dhe 600 mijë euro gjobë.

Ndërsa tani, në Apel është kërkuar që dënimi të jetë 3 vjet dhe 300 mijë euro gjobë për korçarët. Shkak për një kërkesë të tillë janë bërë gabimet procedurale që UEFA ka bërë në marrjen e vendimit të parë dhe mesa duket, Apeli e di mjaft mirë një gjë të tillë dhe për këtë arsye ka vendosur një marrëveshje. Një gjë e tillë, pas konsultës edhe me studion ligjore, është hedhur poshtë nga ana e Skënderbeut, duke ngulur këmbë te pafajësia e plotë e klubit. Pritet tashmë që situata të njihet më qartësisht në ditët në vijim, kur pritet që të dalë edhe vendimi i Apelit të UEFA-s, ndërsa me shumë mundësi çështja do të shkojë për rigjykim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në KAS të Lozanës.

Related posts

POLEMIKAT PËR ÇËSHTJEN ICARDI/ Marotta: Do e sqaroj me Spalletin, që do të…

Delo.autor

KLUBI I SERIA NË KRIZË/ Trajneri jep dorëheqjen pas rezultateve negative. Ja kush e zëvendëson…

Delo.autor

SHIFRA “STRATOSFERIKE” TEK BARCELONA/ Ja shuma e frikshme e klauzolave për kontratat e lojtarëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment