Futboll Premier League Sport

MBRON YLLIN BRAZILIAN/ Gerrard: Ata që nuk e duan lojën e tij, nuk duhet të shikojnë më futboll

Steven Gerrard i është kundërpërgjigjur kritikëve të Philippe Coutinho. Braziliani, i cili është transferuar në janar te Aston Villa, po bën menjëherë diferencën.

Ish-ylli i Barçës ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së martës në barazimin spektakolar 3-3 kundër Leeds, ndeshje në të cilën ka shënuar dhe ka dhënë dy asiste.

“Nëse e shikojmë nga afër paraqitjen e Coutinho-s, aftësia e tij me topin dhe vizionin e lojës, kushdo duhet të jetë i mahnitur nga talenti i tij. Por jo të gjithë e mendojnë kështu”, ka thënë Gerrard në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Për këtë arsye them se kush nuk e do mënyrën si luan ai, nuk duhet të shikojë më futboll… Ka qenë një paraqitje e mrekullueshme!”.

Related posts

MANCHESTER UNITED-ROMË/ Pogba dhe Solskjaer: Duam trofeun, e dimë sa e rëndësishme është…

Delo.autor

SHERRI TER STEGEN-NEUER/ Flet mbrojtësi i Bayern: Ai meriton më shumë…

Delo.autor

​Liverpooli në epërsi, ka shënuar Dejan Lovren me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment