Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Irlanda-Zvicër. Rezultati 0-1

Irlanda dhe Zvicra do t’i matin forcat nga ora 20:45, sfidë e vlefshme për Grupin D të kualifikimeve për Euro 2020.

Pas katër ndeshjeve, Irlanda është e para dhe ka grumbulluar 10 pikë. Kurse Zvicra ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje deri më tani, renditet e treta dhe ka grumbulluar katër pikë.

Granit Xhaka, që tashmë është kapiten i parë i Zvicrës, do ta udhëheqë skuadrën edhe kundër Irlandës.

Albian Ajeti është në stol për këtë ndeshje, kurse Xherdan Shaqiri nuk është ftuar fare, për arsye që s’janë zbardhur krejtësisht, pasi shqiptari dëshiron të punojë më shumë me Kloppin për të ndryshuar situatën e tij te Liverpooli.

 

MINUTA E 85/ Irlanda barazon shifrat me golin e shënuar nga David McGoldrick.

MINUTA E 74/ Zvicra kalon në avantazh me golin e shënuar nga Fabian Schar.

Nis pjesa e dytë

LIVE/ Irlandë-Zvicër 0-1

***

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura.

Nis sfida

LIVE/ Irlandë-Zvicër 0-0

Related posts

SHËNOI SUPER GOL/ MILANI bën “biznes” me lojtarin, gati ta largojë për 15 milionë euro

Isa.Autor

TRIUMFOI NË ROLAND GARROS/ Tenisti Djokovic nuk ndalet: Dua Wimbledon, Olimpiadën, US Open… gjithçka

Delo.autor

PAS FITORES ME FLAMURTARIN/ Zv. trajneri Mehmeti: Duhet të tregohemi profesionistë, do festojmë kur…

Delo.autor

Leave a Comment