Futboll Sport

NAPOLI “VIKTIMA E PREFERUAR”/ Dzeko arrin statistikën e veçantë që prej mbërritjes së tij në Serinë A

Interi ka arritur të barazojë 1-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona” ndaj Napolit, ku fillimisht realizoi me penallti Insinje në minutën e 7′ dhe më pas baraspeshën e riktheu sulmuesi zikaltër, Edin Xheko në minutën e 47′.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Edin Xheko që prej mbërritjes së tij në Serinë A italiane në sezonin 2015/2016 i ka shënuar 5 gola Napolit në kampionat, vetëm Çiro Imobile ka bërë më mirë gjatë kësaj periudhe duke i realizuar 6 gola.

Një statistikë e veçantë kjo për bomberin boshnjak, i cili duket se skuadrën napoletane e ka “viktimën e preferuar”.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Interit në Serinë A, 35-vjeçari është aktivizuar në total në 23 ndeshje duke e tundur rrjetën 10 herë dhe duke i shërbyer shokëve të skuadrës me asist, tre herë.

Related posts

City/ Guardiola: Për të qenë konkurentë, duhen blerje të reja

Q.Autor

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 7 minuta lojë, ylli Hazard zhbllokon sfidën ndaj Inter nga… (VIDEO)

Delo.autor

PRITET ZYRTARIZIMI I YLLIT NË KORRIK/ Casillas: Është një goditje fantastike e Real Madridit, jam i bindur se…

Delo.autor

Leave a Comment