Futboll Sport

VIDEO SPEKTAKOLARE PUSHTON RRJETIN/ Shihni magjitë e Armando Brojës në këtë sezon me Sauthemptonin

Armando Broja është duke kaluar një moment të jashtëzakonshëm në karrierën e tij teksa me fanellën e Sauthemptonit ka shkëlqyer me paraqitjet dhe golat e tij.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është në momentin fantastik në karrierën e tij teksa në Premier Ligë numëron 20 ndeshje ku ka arritur të tundë rrjetën 6 herë.

Paraqitjet e tij me “shenjtorët” kanë tërhequr vëmendjen e gjithë skuadrave angleze teksa së fundmi përveç Çelsit që zotëron kartonin e tij, janë interesuar Uest Hemi, Njukasëlli dhe Arsenali me admirues spanjollin Mikel Arteta.

Në rrjet po qarkullon një video që është bërë virale me golat dhe cilësitë e 20-vjeçarit ku ka lënë të impresionuar të gjithë në ishull.

 

Related posts

MUNGESA DHE PEZULLIME/ Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

F.autor

MERKATO E DIMRIT “SINONIM I KATASTROFËS”/ Njihuni me transferimet më të këqija në vitet e fundit të Milanit

Delo.autor

“JETA VETËM NË EUROPË KA QENË E VËSHTIRË”/ Pulisic: Nuk është një turp ta pranosh…

Delo.autor

Leave a Comment