Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E DINAMO-LAÇI/ Protestoi ndaj arbitrit, Prodani merr të kuq pas ndeshjes

Dinamo-Laçi u gjykua nga arbitri i kolegjiumit të Tiranës, Kreshnik Bajramaj, ndërsa në VAR ishin Juxhin Xhaja dhe Fatmir Lama. Gjatë lojës pati pretendime për penallti nga lojtarët e Dinamos, por kryesori mori vendime të drejta.

Momenti më pikant ishte pas ndeshjes, kur mbrojtësi i majtë i Dinamos, Indrit Prodani, protestoi tek arbitri Bajramaj. Ky i fundit, në momentin që lojtarët po i drejtoheshin dhomave të ndeshjes, nuk ngurroi t’i tregonte direkt kartonin e kuq lojtarit të bluve, i cili tashmë do të humbasë ndeshjen e radhës.

Sa u përket rasteve gjatë lojës, në minutën e 53-të, kemi një ndërhyrje të rëndë të Turkajt ndaj Haxhiut. Bajramaj e ndëshkoi vetëm me të verdhë lojtarin e Laçit, por mund të ishte edhe i kuq direkt.

Në minutën e 59-të, Çinedu kërkoi penallti pas rrëzimit në zonë në duel me Velkoskin. Arbitri vijoji lojën dhe pamjet filmike i dhanë të drejtë.

Related posts

Juventusi do Carrascon, por ka klauzolë 100 mln euro

Q.Autor

Zyrtare/ Partizani largon talentin 21-vjeçar

Q.Autor

MENDON PËR MERKATON E DIMRIT/ Paratici do yjet e Juventus-it, Tottenham bën gati 135 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment