Champions League Futboll Sport

PSG-REAL MADRID/ Përplasja e gjigandëve që duan trofeun e Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

PSG-Real Madrid është krye ndeshja e mbrëmjes së sotme në Champions me skuadrat të cilat janë ndër favoritet për të fituar titullin në fund. Megjithatë vetëm njëra prej tyre do të kaloj në raundin tjetër.

PSG ka një sulm “titanik” me Nejmar, Mbape dhe Mesi, i cili u bashkua gjatë merkatos së verës, pikërisht për të qenë deçisiv në këtë kompeticion. Nga ana tjetër Real Madrid ka qenë një skuadër cinike këtë sezon dhe shumicën e ndeshjeve i ka zgjidhur me dyshen e sulmit Benzema-Vinisius.

Do të jetë një sfidë e veçantë dhe për Serxhio Ramos, pasi mbrojtësi ka luajtur pjesën më të lavdishme të karrierës së tij tek Reali, ndërsa tani i ka kundërshtarë.

FORMACIONET ZYRTARE

PSG: Donaruma, Hakimi, Kimpebe, Markinjos, Danilo, Verrati, Paredes, Nunjo Mendez, Di Maria, Mesi, Mbape

REAL MADRID: Kurtua, Karvahal, Militao, Alaba, Mendi; Modriç, Kasemiro, Kros; Asensio, Benzema, Vinicius.

Related posts

Arsenali dhe Manchester United “me gisht në gojë”, gjermani rinovon me Dortmundin

Q.Autor

Manchester City kërkon me ngulm Van Dijk, gati oferta ‘faraonike’ për holandezin

Q.Autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Ja çfarë i tha Diego Costa arbitrit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment