Futboll Sport

PO GJEN VETEN TEK FLAMENGO/ Sulmuesi brazilian hero me dopietë, por lë nam me kërcimin e tij (VIDEO)

Gabriel Barbosa duket se po gjen veten dita ditës. Këtë po e tregon me Flamengon, teksa së fundi në ndeshjen ndaj Madureira për kampionatin Carioca shënoi dy gola.

Sulmuesi brazilian shënoi fillimisht në pjesën e parë, teksa ishte me fat që i doli topi me portën e boshatisur. Ndërsa në fund të pjesë së dytë finalizoi një aksion personal me marrje të bukur dhe goditja që shkoi në rrjetë falë devijimit të mbrojtësit.

Gabigol është duke kaluar një moment të mirë sepse ka shënuar 5 gola në 5 ndeshjet e para të këtij kampionati, duke e ngjitur ekipin e tij në vend të dyte të renditjes.

Vëmendje të veçantë mori festimin i tij me një kërcim ndryshe, por më shumë u kritikua për të shkurtat që i kishte shumë të ngushta.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Maicon: “Messi i pandalshëm, por Barça nuk është vetëm ai…

Q.Autor

MOTO GP/ “Doktor” Rossi tregon armikun e vetëm: Dëshiroj që marrëdhënia ime me atë të qëndrojë si është

Delo.autor

Hazard: Frikë nga Barcelona pa Neymar? Ajo ka një lojtar, që nuk është nga kjo botë

Q.Autor

Leave a Comment