Futboll Seria A Sport

KESSIE LARGOHET KËTË VERË/ Milani e gjen zëvendësuesin e mesfushorit në… Romë

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Frank Kesi duket se e ka vendosur që nuk do të rinovojë me Milanin dhe do të largohet nga “San Siro” këtë sezon, kështu që “djalli” po mendon të gjejë menjëherë zëvendësuesin e tij.

Kuqezinjtë kanë gati një listë me disa mesfushorë, ku në krye ndodhet francezi i Romës, Xhordan Veretut. 28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e teknikut Zhoze Murinjo dhe pritet që të largohet në verë.

Një tjetër plan i Milanit është Harvi Eliot i Liverpulit, por do të jetë e vështirë për të arritur te talenti anglez, pasi Jurgen Klop e konsideron atë si të ardhmen e ekipit të tij.

Related posts

KUPA E AFRIKËS/ Tensione në sfidën Egjipt-Marok, ish-lojtarit të Interit i ulin… mbathjet (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS NDEZ MERKATON/ Kërkohet një zëvendësues për Dybala, 3 emra në tavolinë

F.autor

NJERI I FJALËS APO DËSHTAK? Kur Fabregas e humbi bastin dhe i bleu Range Rover bashkëlojtarit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment