Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Barcelona dhe Napoli ndahen në paqe, Rangers fundos Dortmund-in

Nuk kanë munguar emocionet dhe të papriturat në ndeshjet e 1/16-ave të Europa League të luajtura në orën 18:45. Sfida kryesore ka qenë ajo e luajtur në Camp Nou mes Barcelona-s dhe Napoli-t, e mbyllur 1-1.

Miqtë kanë kaluar në avantazh me Zielinski-n në minutën e 29-të, ndërsa spanjollët kanë barazuar në të 59-ën me Torres falë një penalltie të dhënë pas ndërhyrjes së VAR-it.

Rezultat i papritur në Signa Iduna Park, me Borussia Dortmund që është mundur 4-2 nga Rangers dhe tani është me një këmbë jashtë Europa League.

Ndeshje spektakolare mes Zenit-it dhe Betis-it, me këta të fundit që kanë fituar 3-2 në Rusi. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë, me spanjollët që kanë shpërdoruar një avantazh të dyfishtë në harkun e tre minutave, por kanë arritur të sigurojnë fitoren me një gol të Guardado-s në minutën e 41-të.

Protagonist i kësaj sfidë ka qenë edhe 40-vjeçari Joaquin, autor i asistit për golin e parë të Rodriguez. Spanjolli (40 vjeç e 211 ditë) është bërë lojtari më i vjetër që jep një asist në historinë e Europa League.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ “Pleshti” shënon me një “MAGJI” dhe bën gjestin e madh për Maradonën (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Malafeev: Mancini dështoi për shkak të gjuhës dhe sepse nuk ishte i motivuar

Delo.autor

LIVERPOOL/ Fitime të mëdha nga titulli kampion

F.autor

Leave a Comment