Futboll Sport

NATË YJESH NË FRANKFURT/ Skela përballë Ronaldinho & Co!

 Ervin Skela mbetet një nga lojtarët më të dashur dhe më të vlerësuar me origjinë shqiptare. Ish-mesfushori i Shqipërisë dhe Eintracht Frankfurtit luajti kundër Ronaldinho-s dhe miqëve të tij. Takimi interesant u zhvillua për bamirësi, pasi legjenda braziliani njihet për evente të tilla që organizon në mbarë botën. Informacionet që vijnë nga Gjermania bëjnë me dije se janë shitur rreht 30 mijë bileta, fitimet do të shkojnë të gjitha në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Legjendat e Eintracht Frankfurt u përballën me ekipin eRonaldinho-s, me yje si Dida, Roberto Carlos, Van Bommel, Kuranyi e shumë të tjerë. Në krahun e gjermanëve bie në sy dhe prezenca e Kevin Prince Boateng. Skela festoi ditën e djeshme 41-vjetorin e tij të lindjes dhe padyshim nuk mund të kishte kërkuar një surprizë më të bukur për datëlindje. Pas ndeshjes ai u fotografua dhe me Ronaldinho-n ndërkohë që mori dhe autografet e yjeve të mbrëmjes në fanellën e tij me numër 7. Rezultati? Të gjithë u harruan pas yjeve!

Ronaldinho & CO: Amaral, Chiquinho, Roberto Carlos, Mineiro, Ryan Donk, Torsten Frings, Vahid Hashemian, Edmílson, Kevin Kuranyi, Fernando Meira, Gaizka Mendieta, Dida, Yasin Öztekin, Maicon Pereira Roque, Ronaldinho, Marcelo Sander, Rafael van der Vaart, Cristian Zaccardo, Mark van Bommel.

Legjendat e Eintracht Frankfurt: Ioannis Amanatidis, Uwe Bein, Uwe Bindewald, Kevin Prince Boateng, Bum Kun Cha, Duri Cha, Maurizio Gaudino, Chris, Sebastian Jung, Benjamin Köhler, Patrick Ochs, Jay Jay Okocha, Christoph Preuß, Markus Pröll, Marco Russ, Alexander Schur, Ervin Skela, Anthony Yeboah, Thomas Zampach.

Related posts

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Xavi kërkon të bëjë Barcelonën me krahë, zbulohen objektivat

Delo.autor

Legjionarët/ Ëndrra amerikane ngec në trekëndëshin e Bermudës

Sadik.Autor

SEZON I RI RISI TË REJA/ Zbulohen fanellat e Barcelonës për vitin e ardhshëm (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment