Champions League Futboll Sport

“INTERI BËRI NDESHJEN MË TË BUKUR TË VITIT”/ Capello: Ja ku gaboi Inzaghi ndaj Liverpool

Inter-it nuk i ka mjaftuar një paraqitje e mirë për të marrë një rezultat pozitiv kundër Liverpool-it në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League.

Të Kuqtë i kanë rezistuar presionit të zikaltërve dhe kanë arritur t’i godasin në fund, duke marrë një fitore 2-0 në San Siro që duket se e ka mbyllur çështjen e kualifikimit në çerekfinale.

Fabio Capello ka analizuar ndeshjen në studiot e Sky Sport dhe ka gjetur te zëvendësimet e bëra nga trajnerit i Inter-it si faktorin kryesore për humbjen.

“Diferencën e kanë bërë zëvendësimet. Në derbi, pas zëvendësimeve, ka fituar Milan-i, këtë herë është favorizuar Liverpool-i nga kjo gjë”, ka thënë Capello.

Pavrësisht kësaj kritike për Inzagh-in, ish-trajneri u ka bërë komplimente zikaltërve:

“Ka munguar pak fat dhe është ndier shumë mungesa e Barella-s. Vidal ka bërë një ndeshje të mirë, por depërtimet e Barella-s janë një nga armët e Inter-it.

“Inter-i ka bërë një ndeshje shumë të mirë, më të bukurën e vitit, dhe ka treguar se ka vlera ndërkombëtare. Është parë një Inter i barabartë me Liverpool-in, kjo është një gjë shumë e bukur”.

Related posts

SFIDA NDAJ ÇEKISË PËR “EURO 2020″/ Holanda, një skuadër e rigjetur, a do të përsëritë suksesin e vitit 1988?

Delo.autor

PRANË “DIVORCIT” ME NISËN/ Premier League i hap sërish dyert Mario Balotellit, ja skuadra që e kërkon

Delo.autor

TIRANA-APOLONIA/ Gafë e pafalshme në mbrojtje, Torasa ndëshkon “Fierakët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment