Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Lajme të mira për Dinamon, sulmuesi i shumëpritur shumë shpejtë kthehet në fushë

Lajme të mira për stafin teknik të Dinamos sa i takon gjendjes së sulmuesit Arturo Rexhinaldo, i cili e humbi ndeshjen me Laçin për shkak të një kontraktimi muskulor në nxehmje.

Ai është stërvitur ditët e fundit, duke shtuar kështu mundësitë e aktivizimit të dielën ndaj Teutës, një ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Deri atëherë trajneri Bledar Devolli do të shohë gjendjen e të gjithë futbollistëve për të fiksuar formacionin. E sigurt është që do të mungojnë Lancinet Sidibe dhe Indrit Prodani për shkak kartonësh, kështu që trajneri gjirokastrit, në krahasim me ndeshjen e fundit me Laçin, duhet të zgjedhë një mesfushor për qendrën dhe një mbrojtës të majtë.

Alternativat më të mundshme për të zëvendësuar këto dy mungesa janë pikërisht Besir Demiri dhe Ali Samake, që kanë luajtur rregullisht më parë.

Related posts

SHPËTOI PËR MREKULLI/ Ekspertët zbulojnë shkakun e aksidentit të frikshëm të Tajgër Uds

Delo.autor

“CHIELLINI AKOMA ËSHTË I ZEMËRUAR ME MUA”/ Evra: Allegri? Më i mirë se Ferguson në një gjë

Delo.autor

NGA POLONIA NË RUSI/ Pejiç “zbërthen” merkaton e Kukësit: Kemi gati 3 goditje

Delo.autor

Leave a Comment