Sport Të tjera

NIS AVENTURËN E TIJ ME “4 RROTA”/ “Doktor” Rossi teston makinën para sezonit të ri (VIDEO)

Valentino Rossi ka nisur sot aventurën e tij të re si pilot i garave me makina. Ai ka zbritur në pistën franceze të Magny-Cours, në një ditë testesh, në prag të startit të sezonit të ri.

Ish-piloti i garave të MotoGP, pasi mbylli karrierën në motoçiklizëm, ka provuar makinën Audi R8 LMS të skuadrës WRT. Me këtë makinë ai do të garojë në kampionatin endurance “Fanatec GT World Challenge Europe”.

Testet e para zyrtare të këtij kampionati do të kryhen në pistën e Paul Ricard me datat 7-8 mars, ndërkohë që gara e parë sezonale do të jetë më 3 prill, në pistën italiane të Imola.

Related posts

THYHET “MALLKIMI”/ Dritë në fund të tunelit për skuadrën gjermane, triumfon pas… 13 ndeshjesh

Delo.autor

“KOMBËTARJA SHËNON SHUMË PAK”/ Flet Lorik Cana: Nuk do të jetë e lehtë kundër Francës…

Delo.autor

ÇUDIRAT AMERIKANO-JUGORE/ Kilit i hiqet trofeu i Copa America pas…

F.autor

Leave a Comment