Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Broja feston në sytë e Lampard, i gjithë stadiumi në këmbë për yllin kuqezi (VIDEO)

Southampton vijon ecurinë shumë pozitive, prej javësh lundrojnë në ujëra të qeta, në mesin e Premier League. Një meritë të padiskutuar për këtë ka edhe ylli kuqezi, Armando Broja, i kthyer në një titullar të fiks. Përballë trajnerin që i dhuroi debutimin në Premier League, kur ishte pjesë e Chelsea, Frenk Lampard, Broja dhuroi një tjetër paraqitje fantastike. Sulmuesi shqiptar bëri gjithçka në këtë sfidë por ishte thjesht i pafat, duke mos gjetur dot rrugën e rrjetës.

Pas një pjesë të parë të mbyllur në barazim pa gola, “shenjtorët” kaluan në avantazh në minutën e 52-të me Armstrong ndërsa në minutën e 83-të, Broja u zëvendësua duke fituar duartrokitjet e të gjithë stadiumit. Një minutë më pas, zëvendësuesi i tij, Long shënoi dhe golin e dytë duke sigluar shifrat përfundimtare në 2-0 përballë Everton.

Related posts

Van Gaal: Manchester United i tmerrshëm dhe i pabesë, ja si u hakmorra

Q.Autor

Shpërthen presidenti i Arabisë: Disa futbollistë do të dënohen, dhanë vetëm 5 %

Sadik.Autor

ENDRRA NË “SIRTAR”/ Xavi tregon se a është gati të bëhet trajner i Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment