Futboll Premier League

Liverpool mendon për mesfushorin e Tottenham si zëvendësuesi i Emre Can…

Liverpool po monitoron nga afër mesfushorin e Tottenham, Victor Wanyama. Manchester United dhe Chelsea gjithashtu kanë ndjekur futbollistin nga Kenia, i cili nuk është aktivizuar rregullisht nga trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, pavarësisht se është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi. Wanyama ka qenë titullar në ndeshjet e Kupës së Anglisë kundr AFC Wimbledon dhe Newport, por në tetë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Champions League është përdorur vetëm si zëvendësues.

The Kenya international has been used sparingly by Spurs following his return from injury

Mes këtyre ndeshjeve ku është aktivizuar me pikatore, Wanyama shënoi edhe golin e barazimit në sfidën e mbyllur 2-2 kundër Liverpool. Ish-kapiteni i Liverpool, Steven Gerrard, ka zbuluar se klubi i tij kërkon të marrë një tjetër mesfushor që të aktivizojë në krah të Naby Keita dhe Jordan Henderson në sezonin e ardhshëm. “Na duhet dikush që të zëvendësojë Emre Can, por me karakteristika të ndryshme nga ai. Dikush që të jetë i aftë në punën “e pisët”, në rikuperimin e topave,” – tha Gerrard që duket se ka vizatuar “identikitin” e Wanyama.

Related posts

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë dënon ashpër dhunuesit në ambjentet sportive

Sadik.Autor

“E 5-TA NË BOTË”/ Luiza Gega flet për arritjen historike në Amerikë: Jam kaq e lumtur!

F.autor

NIS REVOLUCIONIN NGA THEMELET/ Juventusi ofron 50 milionë euro për talentin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment