Bundesliga Futboll Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Bayern mposht Greuther Furth me “POKER”, Lewandowski “HERO” me dopietë

Bayern Munchen është rikthyer te fitorja në kampionat, duke lënë pas edhe barazimin 1-1 në Champions. Bavarezët fituan 4-1 me përmbysje ndaj modestëve të Greuther Furth.

Nuk ishte një sukses aq i lehtë për kampionët e Gjermanisë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 në favor të miqve, teksa shënuan në minutën e 43-të. Megjithatë, pjesa e dytë foli e gjitha për vendasit.

Sapo nis fraksioni i dytë, Lewandowski gjeti golin e barazimit. Ndërsa në 61’ janë vetë miqtë që shënojnë në portën e tyre dhe Bayern kalon në avantazh. Në 82’ vjen goli i dytë i Lewa-s, që ngjitet në 28 në total në Bundesligë. Në kohën shtesë ka vend edhe për Chupo-Mouting, mbyllet 4-1.

Related posts

Marco Asensio është i gatshëm të largohet nga Real Madridi

Sadik.Autor

STADIUMI “ELBASAN ARENA” I BOSHATISUR/ Flet Presidenti Duka: Tifozët e vërtetë vijnë sot dhe jo për të parë Mbappe

Delo.autor

“MOS E QUANI CHIELLININ TË MBARUAR”/ Bobo Vieri: Në sulm vini bast për…

Delo.autor

Leave a Comment