Futboll Shqipëri Sport

E KËRKOJNË 3 KLUBE GREKE/ Ja ku pritet të transferohet Ergys Kaçe

Ergys Kaçe pritet të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Arisit të Selanikut. Mesfushori 27-vjeçar kërkohet nga klubi helen pasi PAOK-u mbylli bashkëpunimin me të.

Sipas mediave greke marrëveshja për kalimin e Kaçes te Arisi është shumë afër dhe për këtë arsye në orët e ardhshme pritet të mbyllet gjithçka.

Bisedimet mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të Arisit janë në fazë të avancuar dhe shumë shpejt mesfushorin pritet ta shikojmë te skuadra nga Selaniku.

Gjithashtu mediat greke bëjnë me dije se për futbollistin shqiptar kanë shfaqur interes edhe 2 klube të tjera greke, por e ardhmja e tij pritet të jetë te Arisi.

Related posts

U MPOSHT PAS 16 NDESHJESH/ Ndryshon situata, ja renditja e Kosovës në Grupit A të Euro 2020 (FOTO)

Delo.autor

KAOS NË SPANJË/ La Liga kërkon rinisjen e kampionatit, lojtarët refuzojnë të kthehen në fushë

Delo.autor

BËN LLOGARIT ME DËMTIMIN E YLLIT TË EKIPIT/ Pochetino: Rikthehet në kohë për…

Delo.autor

Leave a Comment