Futboll La Liga Sport

PRANON SE ËSHTË I MAHNITUR NGA YLLI I EKIPIT/ Xavi: Nuk ka talent më të madh në botë se ai

Çavi Hernandez ka qenë një nga mesfushorët e qendrës më të vlerësuar në futbollin botëror. Por edhe një ikonë e tillë e futbollit, pranon se është i mahnitur nga ajo që po sheh te Pedri, i cili është pjesë e Barcelonës që po drejton.

“Ai i jep pushim ekipit, nuk humb topin, dominon me të dy këmbët… është i jashtëzakonshëm. Ajo që bën, si rrotullohet, koha… është fantastike, është e nivelit më të lartë. Dhe është vetëm 18 vjeç. Është spektakolar. Nuk ka talent më të madh në botë se ai. Duhet që ta kopjojnë. Bën diferencën, në lojë, në zonë… vjedh topin, është një mrekulli që e kemi. Hyn në fushë gjysmë ore dhe është vendimtar. Nuk është një lojtar normal. Ka shumë pak futbollistë si ai”, tha Çavi pas fitores së sotme ndaj Valencias me shifrat 4-1.

Protagonist në atë sfidë ishte edhe Aubamejang, me dy gola dhe sigurisht që trajneri i Barcelonës ishte shumë i lumtur. “Ka shënuar gola gjatë gjithë karrierës së tij, gjen mirë hapësirën, është i pjekur, inteligjent, i përulur dhe pozitiv. Jam shumë i lumtur me të. Dy golat do t’i japin besim:, tha Çavi.

Related posts

Barcelona/ Iniesta flet për merkaton: Ja përforcimet që na duhen

Q.Autor

I SURPRIZON TË GJITHË/ Ballkani i Bledi Shkëmbit shkëlqen në miqësore, “leksion” skuadrës së Superligës polake

Delo.autor

MEMOLLA NË SHITJE/ Hajduk kërkon të përfitojë para përfundimit të kontratës

Delo.autor

Leave a Comment