Bundesliga Futboll Sport

“ËSHTË ENDE HERËT PËR TË FOLUR PËR TITULL”/ Nagelsmann: Reagim kampionësh, Lewandowski një fenomen

Julian Nagelsman ishte shumë i lumtur për pikët e marra ndaj Fyrthit edhe pse trajneri gjerman pranoi se skuadra e tij vuajti jo pak në fushë ndaj skuadrës që renditet e fundit në tabelën e renditjes.

“Ishte një ndeshje jo e lehtë. E dinim që Fyrth luante për gjithçka duke parë që renditen të fundit. Jam i lumtur për reagimin e skuadrës, e cila nuk u pajtua me rezultatin e pjesës së parë”, tha 34-vjeçari.

KTHESA – “Nuk mjafton një ndeshje për të thënë fjalën kthesë. Duhet të bëjmë disa fitore radhazi për të thënë këtë fjalë. Por, rëndësi ka që skuadra reagoi edhe pse nuk e nisi ndeshjen mirë”.

TOLISO – “Është për të ardhur keq pasi ishte duke kaluar një periudhë të mirë. Tani jemi në një situatë jo të mirë duke parë që dhe Leon Gorecka është larg rikthimit të tij në fushën e lojës. Megjithatë, do të provojmë të vendosim lojtarë të tjerë aty”.

LEVANDOVSKI – “Edhe sot (dje)Robert tregoi se përse është numri një në botë. Ai bëri një nga ndeshjet më të mira. Është stërvitur mirë gjatë javës dhe mund ta dalloje me sy që kishte uri për gola. Shpresoj të vazhdojë kështu, pasi është shumë i rëndësishëm për ne”.

TITULLI – “Jemi në rrugën e duhur, por është ende herët për të folur për titull. Tifozët kanëtë gjithë të drejtën e botës për të menduar një gjë të tillë. Por, kemi ende shumë punë për tëbërë nëse duam të mbajmëvendin që kemi. Rivalët nuk dotë dorëzohen deri në fund”.

TIFOZËT – “Rikthimi i tyre, edhe pse jo i plotë, është një stimul më shumë për lojtarët në fushën e lojës. Shpresoj që në javët e ardhshme të kemi sërish një “Full house” në “Allianz Arena”.

Related posts

“REALI MË I DOBËT QË KAM PARË”/ Pique çudit me deklaratën pas humbjes në “Bernabeu”

Delo.autor

 Nahuel Guzman: “Argjentina duhet ta pakësojë barrën e madhe ndaj Leo Messit”

Sadik.Autor

“Shpresoj që Griezmann është i lumtur këtu”, Simeone do që francezi të qëndrojë…

Sadik.Autor

Leave a Comment