Futboll Sport

KLUBI ËSHTË PRANË NGJITJES NË SERIE A/ Berlusconi bën gjestin e madh për studentët e rajonit të Monzës

Ekipi në pronësi të Silvio Berluskonit, Monza po provon të gjitha shanset që të luajë ngjitet në Serinë A vitin tjetër duke u renditur në vendin e 4-t në Serinë B në kuotën e 61 pikëve.

Pavarësisht rezultateve në fushë, skuadra e Monzës ka bërë një gjest të madh duke fituar zemrat e shumë tifozëve. Klubi ka vendosur që posterat zyrtarë të skuadrës dhe albumet mos t’i shesë, por tua dhurojë nxënësve dhe studentëve të provincës.

Do të jenë rreth 15 mijë studentë që do të marrin falas albumin e ekipit, teksa shpërndarja ka filluar në disa zona në Itali.Për projektin human foli dhe drejtori i ekipit, Adriano Galiani, i cili u shpreh mjafti  lumtur mbi projektin human të skuadrës së tij.

“Ne jemi shumë të lidhur me rajonin e skuadrës dhe në këtë vit shumë të veçantë për shkollën kemi dashur t’u japim një sinjal konkret afërsie studentëve të rinj nga e gjithë krahina dhe familjeve të tyre.

Unë do të doja të falënderoja Rajonin e Lombardisë dhe partnerët e projektit që kanë lejuar realizimin e tij. Shpresoj që nxënësit të argëtohen duke ngjitur të gjitha ngjitjet kuqezi dhe të bardhët dhe i uroj të gjithëve një fund të qetë të vitit shkollor”.

Related posts

Vëllazërorja mbyllet në paqe, barazim mes Shqipërisë dhe Kosovës

Sadik.Autor

Tifozët e Bundesligës protestojnë, qëndrojnë të heshtur për 20 minuta në stadium

Isa.Autor

“DERBI I MADONINËS”/ Si pritet të rreshtohen Interi dhe Milani, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment