Futboll Shqipëri Sport

“LEGJEONARTËT”/ Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen yjet “kuqezi”…

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë. Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet e legjionarëve.

I pari në këtë klasifikim është renditur Lindon Selahi, i cili është vlerësuar me notën 7,8 nga ku ka shkëlqyer me gol në ndeshjen ndaj Shibenikut.

I dyti është renditur Denis Simani, i cili vlerësohet me notën 7,4 nga ku ka kryer një paraqitje të kënaqshme me fanellën e skuadrës së Luzernës.

I treti klasifikohet, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili është vlerësuar me notën 7,4 ku ka mundur të realizojë në frymën e fundit me penallti me Koniasporin e tij ndaj Kashipashasë.

I katërti renditet Dejvi Bregu, i cili është vlerësuar me notën 7,3, ku ka shkëlqyer me paraqitjen e tij me fanellën e Bolusporit.

I pesti klasifikohet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, i cili është vlerësuar me notën 7,2, ku me Darmshtadin e tij ka zhvilluar një paraqitje të mirë.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE, SIPAS FAQES SË STATISTIKAVE “SOFA SCORE”

Related posts

Tjetër goditje e Shkëndijës, merr mbrojtësin nigerian Wakili nga Trakai

Q.Autor

Willian, alternativa tjetër nëse dështon Griezmanni

Sadik.Autor

PAS 5 MUAJSH AGJERIM/ Mister 80 milionë euro realizon EURO GOL tek Napoli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment