Futboll Shqipëri Sport

NOTAT E “LEGJEONARËVE” NË SERIE A/ Nga Strakosha tek Kumbulla, ja vlerësimi i lojtarëve të Kombëtares…

Nga Strakosha tek Kumbulla, të gjithë legjionarët kuqezi zbritën këtë fundjavë si titullarë në Serie A. Lazio doli me një pikë nga transferta përballë Udinese pas barazimit 1-1, meritë për këtë ka edhe Thomas Strakosha:

“Nuk ka faj në golin e pësuar nga Udinese, për gjatë gjithë pjesës së parë shfaqet gati kur thërritet në apel. Shpëton Lazio me fillimin e së dytës duke ndalur Becao në një rast të pastër, nota 6”.

Titullar dhe 90 minuta në fushë u rikthye edhe Hysaj me Sarrin që e s’postoi në rolin e tij natyral, në krahun e djathtë: “Mund të marrë disa përgjegjësi në golin e friulanëve, i shpëtoi Perez autori i asist. Mirë në disa zbritje dhe mbulime, nota 5,5 për Hysaj”, shkruajnë mediat italiane.

Titullar për Romën zbriti edhe Kumbulla në barazimin 2-2 në shtëpi përballë Verona, ish ekipi i tij: “Ia hedh mirë në zbritjet e Faraoni. Edhe Kumbulla, ashtu si pjesa tjetër e ekipit u befasuan shpesh nga mesfushorët kundërshtarë, nota 5.5”.

Pasi shkëlqeu në Europa League, Berat Gjimshiti nuk arrin të bëjë të njëjtën gjë edhe në Serie A, në humbjen 1-0 që Atalanta pësoi në transfertë përballë Fiorentina: “Vuajti shumë kartonin e verdhë të marrë që në minutën e 13-të, u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë, nota 6 për Gjimshitin”.

Titullarë për Empolin zbritën Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani: “I mjaftuan 5 minuta për të nxjerrë përpara portës Cutrone, ndan në dysh mbrojtjen e Sampdoria. Zhvillon një ndeshje të mirë, krijoi shanse, por vetëm gjatë pjesës së parë, në minutën e 75-të u zëvendësua, nota 6 për Bajramin”, shkruajnë mediat italiane. “I ri dhe me personalitet, luan gjithnjë me kokën lart, nota 5,5” për Asllanin.

Related posts

Ekuilibri në Seria A: Kampionat unik në 5 ligat më të mira në Europë

Sadik.Autor

IRONIZON KOEMAN PAS SHKARKIMIT NGA BARCELONA/ Pjanic: Ishte koha për ta hequr atë cop m*ti (FOTO)

Delo.autor

Wenger e mbyll me turp aventurën në Evropë

Sadik.Autor

Leave a Comment